Të shtunën votohet për anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike

Të shtunën e 28 majit do të votohet për anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratikë në Shqipëri. Në listë janë 47 emra, ku 20 prej tyre do të jenë anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet të shtunën e 28 majit, në të cilin do të votohen 47 emra, ku 20 prej tyre do të jenë anëtarë të Kryesisë së Partisë.

Në mbledhjen e mbrëmshme të Komisionit të Rithemelimit, është publikuar lista me 47 emra që do të votohen të shtunën.

Në këtë listë janë emrat e Arben Imami, Jozefina Topalli, Bujar Nishani, por mungon emri i Albana Vokshit dhe Edi Palokës.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një komunikatë për media të premtën është shprehur se nënkryetarët dhe organet e reja drejtuese do të përcaktohen në një mbledhje të ardhshme të Këshillit Kombëtar.

Statuti i Partisë Demokratike parashikon që një prej nënkryetarëve të partisë, të mbajë edhe postin e kreut të grupit parlamentar në Kuvend.

 

Sali Berisha reagon mbi vendimin për rekurset në Gjykatën e Lartë

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika