Temperaturat e larta – Greqia “detyrohet” të mbyllë Akropolin

Greqia ka mbyllur Akropolin antik për shkak të temperaturave të larta që ka regjistruar të premten

Akropoli i Athinës. Fotografi nga arkivi. Foto: Reuters

Greqia ka mbyllur Akropolin antik për shkak të temperaturave të larta që ka regjistruar të premten. Mbyllja është bërë për të mbrojtur turistët, teksa jugu i Evropës është goditur nga një valë e të nxehtit.

Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat në tokë dhe det, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen me kushte ekstreme.

Në Athinë temperaturat më 14 korrik arritën mbi 40 gradë Celsius dhe autoritetet mbyllën për turistët Kodrën e Akropolit ku gjendet tempulli Partenon, që vizitohet nga miliona persona çdo vit.

Ministria e Mbrojtjes Civile në Greqi ka paralajmëruar se për shkak të të nxehtit pesë zona përreth mund të përballen me zjarre duke paralajmëruar banorët që të shmangin këto zona.

Ndërkaq, mjekët kanë rekomanduar që të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin daljen jashtë për shkak se ata janë më të rrezikuar nga vala e të nxehtit.

Javën e ardhshme temperaturat mund të shënojnë një rekord në Evropë dhe të thyejnë rekordin prej 48.8 gradë Celsius që u regjistrua në gusht të vitit 2021 në Sicili.

Një studim i publikuar së fundi tregoi se për shkak të valës së të nxehtit mbi 61.000 persona kanë vdekur verën e kaluar në Evropë.

Ndërkaaq, javën e kaluar, çdo ditë bota shënoi ditën më të nxehtë.

Përveç Evropës edhe Shtetet e Bashkuara po përballen me temperatura të larta dhe pritet që ato të arrijnë rekord në ditët në vijim.

Qyteti Feniks në Arizona për 15 ditë resht ka shënuar temperatura mbi 43.3 gradë Celsius. /REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika