Tensione diplomatike mes Rusisë dhe Gjermanisë, pas dëbimeve reciproke

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të enjten se ka dëbuar një diplomat gjerman, si kundërpërgjigje ndaj asaj që e cilësoi si dëbim të pabazuar nga Berlini të një diplomati rus, i akuzuar për spiunazh në muajin janar.

Në një deklaratë zyrtare, ministria tha se akuzat e Gjermanisë se diplomati rus ishte përfshirë në veprimtari spiunazhi janë të fabrikuara dhe përbëjnë një provokim, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Gjermania në janar njoftoi dëbimin e një anëtari të shërbimit diplomatik rus sepse personi në fjalë po kryente spiunazh.

“Qeveria gjermane nuk toleron spiunazhin në Gjermani, veçanërisht jo nën maskën e kapacitetit diplomatik”, tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë të postuar në platformën X.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika