Tensionet Kosovë-Serbi, temë diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Të hënën e 23 janarit, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të diskutohet për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë

Këshilli i Evropës, të hënën e 23 janarit do të diskutojë për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Diskutimi për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet në kuadër të sesionit dimëror të kësaj asambleje.

“Ka pasur gjithashtu kërkesa për një debat urgjent mbi “Sulmet kundër punonjësve të shërbimit publik”, dhe për debate për çështjet aktuale mbi “Tensionet e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit””, thuhet në njoftim.

Ky diskutim do të fillojë nga ora 11:00, ndërsa tema për të cilën do të diskutohet janë aspektet ligjore të të drejtave të njeriut dhe agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në këtë sesion, i cili do të zgjasë deri më 27 janar të vitit 2023, do të mbajë fjalim kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdóttir dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Fokus i sesionit do të jetë edhe tema e cila prek luftën kundër grave, me një debat të parë mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin.

“Dhe një debat të dytë të përbashkët mbi Konventën e Stambollit, mbi rolin dhe përgjegjësinë e burrave dhe djemve në ndalimin e dhunës me bazë gjinore kundër grave dhe vajzave, dhe në gjetjen e zgjidhjeve për robërinë martesore”, vijon njoftimi.

Ndikimi mjedisor i konfliktit të armatosur, luftëtarët e huaj të Daesh-it dhe familjet e tyre që kthehen nga Siria dhe gjetkë, dhe sfidat etike, kulturore dhe arsimore të aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve, do të jenë temat e tjera të përfshira në agjendë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika