Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë: Pritet protestë jo paqësore

Dje janë rritur tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, ende pa filluar seanca plenare e paralajmëruar.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ndezur flakadanë në sallë, të cilët më pas i janë marrë nga Garda e Republikës.

Lidhur me këtë situatë ka folur gazetari nga Shqipëria, Martin Marku, në emisionin “Ora 7”, ku tha se pritet një protestë e re nga opozita.

Sipas tij, zhvillimet e fundit kanë irrituar edhe më shumë demokratët, ndaj është thirrur një protestë që pritet të mbahet pas dy ditësh dhe që, sipas vlerësimeve, mund të mos jetë paqësore.

“Personalisht mendoj se protesta nuk do të jetë shumë e qetë, mund të ketë agravim dhe devijim”, u shpreh Marku.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika