Tensionohet situata në seancë, babai i Marigonës – avokatit të Krivaçës: Hajn, matrapaz

Është tensionuar situata në seancën gjyqësore kur i akuzuari Dardan Krivaça për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, po u përgjigjej pyetjeve të avokatit, Skender Musa.

Babai i Marigonës ka dalë nga salla duke iu drejtuar avokatit të Krivaçës me fjalët “Hajn”, “Matrapaz”.

Krivaça ka deklaruar gjatë përgjigjeve të tij se asnjëherë “nuk e ka goditur Marigonën aq shumë sa për ta lënduar”.

Ndërkohë që avokati Skender Musa ka kërkuar marrjen e masave të sigurisë ndaj babait të Marigonës, duke thënë se disa herë është duke ofenduar.

Krivaça ka insistuar vazhdimisht se lëndimet nuk ia ka shkaktuar me shkop Osmanit dhe se asnjëherë nuk e ka lënduar rëndë.

Avokati e ka pyetur Krivaçën, “A ke dasht me vra Marigonën”.

Krivaça ka deklaruar “Me dasht me vra Marigonën ka pas 100 lloje të ndryshme, as që e kam mendu najher të ndjerën të vdekur e leje me vra asnjë person s’kam mendu me vra. ka pas persona që më kanë ba shumë keq, po asnjëherë s’kam mendu me vra kërkan. “

Seanca është ndërprerë dhe pritet të vazhdojë në ora 13:00.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiun me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Por, rasti është kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë. 

Në seancën e kaluar në rigjykim, në raportin e ekspertit mjekoligjor u tha se vdekja e Marigona Osmanit erdhi si pasojë e lëndimeve të rënda të shumëfishta trupore.

Krivaqa vendos të mos mbrohet në heshtje: Me Marigonën u njoftova përmes rrjeteve sociale

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika