Një rast i vrasjes së rëndë në tentativë është raportuar të dielën në Lipjan.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.