Tentoi të korruptonte një polic me 50 euro, arrestohet i dyshuari

"Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raport

Është arrestuar një person në Han të Elezit, nën dyshimin se ka tentuar të korruptojë me 50 euro një polic, me qëllim që të kalojë kufirin me dokumente të pavlefshme.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “dhënie e ryshfetit”.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jovalid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika