Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Samadrexhë të Suharekës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka bllokuar rrugën lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari ka tentuar t’i sulmoj me thikë, njofton Dukagjini.
Policia, mes tjerash, bëri nga zyrtarët policor gjatë arrestimit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë tretman mjekësor.
“Fsh. Samadrexhë, Suharekë / 10.03.2026 – 08:30. Pasi është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka bllokuar rrugën lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari ka tentuar t’i sulmoj me mjet të mprehtë thikë, mirëpo sulmi është evituar nga një zyrtar policor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa njëri nga zyrtarët policor gjatë arrestimit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
