Tërhiqen nga funksioni njehsorët elektrikë me mospërputhje të kohës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka njoftuar se ka filluar verifikimi në terren i ankesave të para të konsumatorëve lidhur me njehsorët elektrikë.

Sipas njoftimit, komisioni i posaçëm i themeluar nga ministria, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Tregut, ka dalë sot në terren për të shqyrtuar rastet e raportuara.

Njehsorët për të cilët është vërejtur mospërputhje e kohës janë tërhequr nga funksioni dhe janë dërguar për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

Rezultatet e verifikimit për njehsorët e parë pritet të publikohen së shpejti, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se opinioni do të informohet me kohë për gjetjet.

“Njehsorët, që janë vërejtur se kanë mospërputhje të kohës, janë tërhequr nga funksioni dhe janë sjellë për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës. Rezultatet e verifikimeve të njehsorëve të parë pritet të dalin së shpejti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MINTI-t u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike [email protected], duke bashkëngjitur numrin e telefonit dhe adresën e banimit, në mënyrë që verifikimi të realizohet sa më shpejt.

Gabimet në matjen e orës nga njehsorët, KEDS: Është gabim teknik, qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika