Tërmet në Turqi, s’raportohet për viktima – ka vetëm dëme materiale

Nga një tërmet që është goditur sot Turqia nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme materiale. Mediet turke raportojnë se tërmeti është ndjerë në zonat përreth, derisa ministri i Turqisë thotë se "nuk ka situatë negative në urat dhe rrugët në zonën ku ka rënë tërmeti”

Pamje nga dëmet materiale që janë shkaktuar ky tërmet. Foto: Sondakika

Këtë të premte, Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas raportitmit të medieve turke, magnituda e këtij tërmeti ka qenë 5.6., ndërsa epiqendra e tij ka qenë rrethi Sulusaray i Tokatit.

Ky tërmet është ndjerë në vendet përreth. Deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme materiale, raporton sondakika.com, përcjell Dukagjini.

Lidhur me këtë situatë, ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, ka thënë se në zonat ku ka ndodhur tërmeti nuk janë dëmtuar urat dhe rrugët.

“Nuk është hasur asnjë situatë negative në urat dhe rrugët në zonën ku ka rënë tërmeti”, ka thënë ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika