Terminalet doganore që Kurti tha se i shtetëzoi ende marrin qira nga buxheti i Kosovës

Ndonëse u tha se terminalet doganore janë kthyer në pronësi të shtetit, Qeveria e Kosovës vazhdon të paguajë qira për disa prej tyre. Nga pushteti thonë se kjo është një situatë e përkohshme, derisa opozita i quan mashtrim deklarata e kryeministrit dhe humbje të parasë publike.

Fotografi ilustruese

“… të gjitha terminalet doganore dhe janë publike edhe po i zgjerojmë si publike”.

Për pronësinë e terminaleve pohoi publikisht se i ktheu në emër të shtetit.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ende lokacione doganore për të cilat paguan qira.

Kështu u konfirmua të hënën në mbrëmje në emisionin Debat Plus nga pronari i kompanisë “Fitorja” në Ferizaj.

“Po, paguan shteti. Normal”, ka thënë Tahir Maloku, pronar i kompanisë “Fitorja”;

Madje ky nuk është i vetmi për të cilin buxheti i shtetit po i paguan qira.

Deputeti i VV-së, Enver Haliti e konfirmoi për të paktën edhe dy të tjera.

“Vetëm tri prej tyre janë të marra me qira, me buxhet të Kosovës, për shkak se duhet një kohë e përshtatshme deri të bëhet përgatitja për të kaluar në një hapësirë tjetër, andaj deri atëherë shfrytëzohen hapësira private ku paguhet qira, dhe nuk është rasti i vetëm që institucionet shfrytëzojnë objekte të tilla”, ka thënë Haliti.

Haliti e mbrojti edhe deklarimin publik që pati Kurti.

“E vërteta është që vetëm paguhet qira për shfrytëzimin e hapësirës së terminaleve, ndërsa të gjitha terminalet janë shtetërore nuk ka asnjë privat. Dhe debati që bëhet se cila është leverdia e shtetit ndaj marrjes ose funksionit të terminaleve tani si shtetërore, është se qiraja që paguhet për ato hapësira, është e barasvlershme me fitimin e një dite, e një terminali që ka qenë në pronësi private para se të shtetëzoheshin”, ka shtuar Haliti.

Këtë situatë me sy kritikë e sheh opozita.

“Pikërisht ato kompani që i ka marrë ai i paguan me mjete të shtetit. Pra e vetmja gjë që ka bërë Kurti, ministria e Financave, i ka marrë objekte me qira të sektorit privat, i ka ndihmu bizneseve private. Është thjeshtë deklaratë populiste, mashtruese si zakonisht”, ka thënë deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës është në përgatitje të pyetjeve parlamentare për këtë temë.

“Sipas neve është qiramarrje, është pare e humbur. Edhe sa kishim dhënë pare për qira, kishim dhënë pare për pronësim por kjo gjithsesi do të adresohet në pyetje parlamentare nga ana e LDK-së”, ka thënë deputetja e LDK-së, Janina Ymeri.

Shteti i Kosovës ka 11 lokacione që i shfrytëzon si pika të terminaleve doganor.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika