Thaçi i VV-së për PDK-në: Edhe sulmojnë edhe shpifin, banditët e grushteve i pa e gjithë Kosova

"Banda e PDK-së përmes deputetes Blerta Deliu paska shpifur kinse unë paskam dashur ta sulmojë deputeten Deliu-Kodra. E gërditshme përbesë. Kjo nuk është e vërtetë, dhe lehtësisht mund të vërtetohet nga dhjetëra kamera prezente në sallë"

Halil Thaçi, deputet i VV-së

Deputeti i VV-së, Halil Thaci, ka reaguar në lidhje me përplasjen që ka ndodhur në Kuvend gjatë ditës së enjte(sot), në mes të deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së dhe ministrave të kryeministrit, Albin Kurti, të cilët po mbronin.

Thaçi i ka reaguar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke thënë se “edhe sulmojnë edhe shpifin”.

“Banda e PDK-së përmes deputetes Blerta Deliu paska shpifur kinse unë paskam dashur ta sulmojë deputeten Deliu-Kodra. E gërditshme përbesë. Kjo nuk është e vërtetë, dhe lehtësisht mund të vërtetohet nga dhjetëra kamera prezente në sallë”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.

Thaçi ka thënë se në jetën e tij nuk e ka goditur asnjëherë ndonjë grua.

“Unë Halil Thaçi kurrë në jetën time nuk kam sharë e lere më të godas ndonjë grua. Banditët e grushtave i pa e gjithë Kosova. Dëshpërimi për të dalë nga kjo situatë nuk mbulohet me shpifje. Drejtësia do ta hetojë secilin. Dhunuesit do të japin llogari për këtë shëmti që ndodhi sot në Kuvend”, ka shtuar Thaçi.

Ndërkaq, më herët deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se “për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë”, duke shtuar e deputeti i VV-së, Halil Thaçi, mund edhe ta kishte “goditur sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së”.

“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika