Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon.
Siç njofton Policia, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së, ka pritur në Prishtinë në një takim zyrtar atasheun Ligjor të FBI-së, Brendan Collins, si dhe atasheun e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së (DOJ-ICITAP), Kimberly Riffe.
Gjatë takimit, përfaqësuesit amerikanë prezantuan para udhëheqjes së lartë të Policisë së Kosovës dy përfaqësues të FBI-së, një agjent special dhe një analist të inteligjencës, të cilët pritet të angazhohen ngushtë dhe paralelisht me Policinë e Kosovës në muajt në vijim.
“Gjatë këtij takimi, atashetë amerikanë prezantuan para nivelit të lartë ekzekutiv të Policisë së Kosovës dy përfaqësues të FBI-së: një agjent special të FBI-së dhe një analist të inteligjencës të FBI-së, të cilët do të punojnë ngushtë dhe paralelisht me Policinë e Kosovës gjatë muajve në vijim.