Një person është arrestuar nga policia pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë dy të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 22 nëntor teksa të lënduari janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe i dyshuari në mbajtje, njofton Dukagjini.
“Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.