“Thika luftarake, çantë ushtarake, jelek taktik”, Policia kap pajisje ushtarake në një autobus me targa të huaja në Merdar

Transportonte disa pajisje të dyshuara ushtarake, autoritetet kufitare të Kosovës gjejnë çantën e të dyshuarit në bagazh të autobusit në hyrje të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë kontrollës së bagazhit të një autobusi në pikën kufitare në Merdarë, ka gjetur pajisje të dyshuara ushtarake.

“Tri thika luftarake, dy radiolidhje-motorola, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, tri bateria, dy këllëf për revole, një imtim i predhës, etj”, thuhet në njoftim e Policisë, ku theksohet se rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”.

“Policia e Kosovës me autoritetet doganore po punojnë në vazhdimësi në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të tyre për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës. Prioritet i organeve kompetente të sigurisë mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë, si dhe garantimi i lëvizje së lirë për të gjithë njerëzit pa dallim.

Në këtë fushëveprim sot me datë 24.12.2023, rreth orës 10:00, në hyrje të Republikës së Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, respektivisht kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri (3) thika luftarake, dy (2) radiolidhje-motorola, një (1) çantë ushtarake, një (1) jelek taktik, një (1) palë doreza, një (1) helmetë taktike, tri (3) bateria, dy (2) këllëf për revole, një (1) imtim i predhës, etj”, thuhet në njoftim.

Pajisjet e lartcekura  janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika