Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Kërkesat për akreditim duhet të dorëzohen online brenda afateve të përcaktuara si më poshtë:
- deri më 17 shtator 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, të certitifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale,
- deri më 27 shtator 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, dhe
- deri më 7 tetor 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkmbëtare. Si bëhet aplikimi për akreditim? Më gjerësisht: https://kqz-ks.org/thirrje-per-aplikim-online-per-akreditimin-e-vezhguesve-dhe-mediave-per-zgjedhjet-lokale-2025.