Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Tijana Veljkoviq në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti e uroi Veljkoviq për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave që ajo do të ketë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar znj. Tijana Veljkoviq në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Kryeministri Kurti e uroi znj. Veljkoviq për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.