Tomë Gashi për Prokurorët e Gjykatës Speciale: Kanë shpikur prova kundër ushtarëve të UÇK-së

Sipas avokatit, Tomë Gashi, Gjykata Speciale gjykon pa parime dhe prokurorët e saj kanë shpikur prova kundër UÇK-së, por sipas tij, këtë racizëm të kësaj gjykate ia kanë mundësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar atë në vitin 2015

Tomë Gashi, Avokat

Avokati Tomë Gashi, ka folur për prokurorin e specializuar të Gjykatës Speciale në rastin Sali Mustafa(Cail), Cezar Mihalchuk, duke thënë se i njëjti kishte qenë i angazhuar edhe në rastin e “Grupit Drenica”.

Sipas Gashit, një prokuror i tillë edhe nëse i dënon pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me burgim të përjetshëm, nuk është mjaftë për të.

“Prokurorët e tillë të Gjykatës Speciale kanë shpikur prova kundër ushtarëve të UÇK-së”, ka deklaruar Tomë Gashi ish-avokat i “Grupit Drenica” gjatë një debati në FIVE në RTV Dukagjini.

Më tej, avokati këto akuza i ka argumentuar duke thënë se ky prokuror ishte i angazhuar kundër ish-Komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

“Kryetari i trupit gjykues edhe në biseda private, të cilat janë ditur, i ka trajtuar shqiptarët që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me lloj-lloj ofendimesh”.

Sipas Tomë Gashit, nëse Gjykata Speciale dëshiron pak drejtësi, duhet që të dënohet vepra me ligjet ekzistuese në momentin kur ishte kryer krimi i supozuar.

“Parime të drejtësisë nuk ka në Gjykatën Speciale dhe secilin dënim që merr secili ushtarë i UÇK-së, e ka ‘dhuratë’ nga deputetët e Kuvendin të Kosovës”, kështu ka vlerësuar avokati Gashi në FIVE.

Sipas tij, këtë Gjykatë raciste e ka themeluar Kuvendi i Kosovës, që i gjykon vetëm shqiptarët.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika