Torres në takim me Osmanin: Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e ShBA-ve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres. Kongresisti amerikan ka thënë se "do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, të hënën e 21 nëntorit.

“Në takim me kongresistin Torres, presidentja Osmani vuri theksin në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e mëtejme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Tutje thuhet se në këtë drejtim, presidentja Osmani ka theksuar se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në kongresin amerikan.

Në takim kongresisti Torres ka theksuar se “Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika