Toto Wolff në bisedime për të shitur aksionet e Mercedes F1

Toto Wolff është në bisedime për të shitur një pjesë të aksioneve të tij në ekipin Mercedes F1, raporton Sky Sports News.

Wolff zotëron aktualisht një të tretën e aksioneve të Mercedes F1 dhe, sipas burimeve, ndodhet në fazë të avancuar negociatash për të shitur rreth pesë për qind të tyre. Pas marrëveshjes, ai pritet të mbajë rreth 28 për qind të aksioneve.

Megjithatë, 53-vjeçari do të vazhdojë të mbajë postin e shefit të ekipit dhe të CEO-së së Mercedesit, edhe nëse shitja finalizohet.
Marrëveshja e mundshme e vlerëson ekipin e Formula 1 në 4.6 miliardë paund.

“Nuk do të komentojmë mbi këtë çështje. Struktura e drejtimit të ekipit do të mbetet e pandryshuar dhe të tre partnerët [Mercedes-Benz, Toto Wolff dhe INEOS] mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj suksesit të vazhdueshëm të Mercedes-Benz në Formula 1”, ka theksuar në një reagim zyrtar, Mercedes.

Kjo marrëveshje do të përfaqësonte një rritje të ndjeshme të vlerës së ekipit që nga viti 2022, kur kompania INEOS e Sir Jim Ratcliffe bleu pjesën e saj për 208 milionë paund.

Aktualisht, Mercedes ndodhet në vendin e dytë në renditjen e konstruktorëve, pas kampionëve tashmë të shpallur të McLaren, me edhe tre gara të mbetura deri në fund të sezonit 2025.

Piloti britanik George Russell ka fituar dy nga 21 garat e këtij sezoni dhe renditet i katërti në kampionatin e pilotëve, pas Lando Norrisit dhe Oscar Piastrit të McLarenit, si dhe Max Verstappenit të Red Bullit.

Mercedes fitoi një rekord prej tetë titujsh radhazi të konstruktorëve dhe shtatë tituj kampion bote për pilotë midis viteve 2014 dhe 2021 — gjashtë për Lewis Hamilton dhe një për Nico Rosberg.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika