Tragjedia në Crans-Montana: Familjet në ankth për të rinjtë e zhdukur

Familjet e adoleshentëve që rezultojnë të zhdukur pas një zjarri shkatërrues në një bar në resortin zviceran të skijimit Crans-Montana po përjetojnë orë dhe ditë ankthi, teksa presin lajme për fatin e më të dashurve të tyre dhe apelojnë për ndihmë përmes rrjeteve sociale.

Sipas autoriteteve zvicerane, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga fishekzjarre të vendosura mbi shishe shampanje, të cilat janë afruar shumë pranë tavanit të lokalit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Këtë informacion zyrtarët e dhanë gjatë një konference për media të mbajtur të premten.

Prokurorja e Kantonit Valais, Beatrice Pilloud, bëri të ditur se hetimet do të përqendrohen në materialet e përdorura në ambientet e barit, masat e sigurisë kundër zjarrit, kapacitetin e lokalit si dhe numrin e personave që ndodheshin brenda në momentin e incidentit.

Nga zjarri kanë humbur jetën 40 persona, ndërsa 119 të tjerë janë plagosur. Autoritetet kanë konfirmuar se 113 nga të plagosurit janë identifikuar, ndërsa identifikimi i viktimave mund të zgjasë disa ditë, madje edhe javë.

Në këtë situatë të rëndë, familjarë dhe miq të personave që ndodheshin në bar atë natë po publikojnë thirrje në rrjetet sociale, duke kërkuar informacion për të afërmit e tyre të zhdukur.

Një prej tyre është 16-vjeçari zviceran Arthur Brodard, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion. Nëna e tij, Laetitia Brodard, tha për BBC se prej më shumë se 30 orësh nuk ka asnjë lajm për djalin e saj.

“Duhet ta gjej djalin tim… dua që fotografia e tij të jetë kudo, në mënyrë që nëse dikush e njeh, të më telefonojë,” u shpreh ajo.

Ajo bëri të ditur se së bashku me bashkëshortin kanë kërkuar Arthurin në spitale në Lozanë dhe Bernë, por pa rezultat. Më herët, për gazetën Le Temps, ajo e përshkroi situatën si një “makth”.

Sipas saj, disa nga miqtë e Arthurit janë gjetur me djegie të rënda, që mbulojnë gati gjysmën e trupit. “Nuk ka fjalë për ta përshkruar atë që kanë përjetuar – kanë kaluar nëpër ferr,” tha ajo.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika