Tragjedia në Zvicër, dyshohet se zjarri u shkaktua nga fishekzjarret në shishet e shampanjës

Rreth 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të madh që shpërtheu në një bar në qendrën turistike alpine Crans-Montana, në Zvicër. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme e Italisë, duke cituar policinë zvicerane, e cila bëri të ditur se identifikimi i viktimave ishte i vështirë për shkak të djegieve të rënda.

Përveç viktimave fatale, 119 persona të tjerë janë lënduar, shumica gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga ambienti i përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur. Sipas autoriteteve, 113 nga 119 të plagosurit janë identifikuar zyrtarisht, ndërsa procesi i identifikimit për gjashtë persona të tjerë vazhdon.

Komandanti i policisë zvicerane, Frédéric Gisler, konfirmoi se mes të plagosurve të identifikuar janë: 71 shtetas zviceranë, 14 shtetas francezë, 11 shtetas italianë, 4 shtetas serbë, 1 shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina, 1 shtetas belg, 1 shtetas nga Luksemburgu, 1 shtetas polak, 1 shtetas portugez, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, 14 persona të tjerë kanë shtetësi ende të panjohur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se shifrat mund të ndryshojnë me avancimin e hetimeve.

Dyshohet se shkaku ishte përdorimi i fishekzjarrëve në shishet e shampanjës

Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se zjarri dyshohet të ketë nisur nga fishekzjarrët e vendosur mbi shishet e shampanjës, të cilët janë afruar shumë pranë tavanit të lokalit. Prokurorja e Përgjithshme e kantonit Valais, Beatrice Pilloud, deklaroi se hetimet po vazhdojnë dhe se asnjë skenar nuk është përjashtuar.

“Sipas vlerësimeve tona fillestare, fishekzjarrët e lidhur me shishet e shampanjës kanë ardhur në kontakt me tavanin, çka ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi,” ka deklaruar ajo, duke shtuar se provat e para janë siguruar tashmë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur gjatë festimeve të Vitit të Ri, në një nga resortet më të frekuentuara të Alpeve zvicerane, ku zakonisht mblidhen turistë nga shumë vende të botës. Autoritetet kanë nisur hetime të thelluara për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika