Trajkoviq kërcënohet bashkë me fëmijët e saj: Përgjegjësinë e ka Aleksandër Vuçiq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se ka pranuar disa kërcënime vetë ajo dhe fëmijët e saj. Për këtë, fajin e ka hedhur te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Rada Trajkoviq – kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës





Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se që nga e diela e 11 dhjetorit është kërcënuar vetë ajo dhe familja e saj.

Kështu ka bërë të ditur Trajkoviq me anë të një postimi në Twitter, ku ka theksuar se vendodhja e atyre që e kërcënojnë është identifikuar.

Ajo ka fajësuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të njëjtat kërcënime.

“Që nga dje kam pranuar kërcënime jo vetëm unë, por edhe fëmijët e mi. Vendndodhja e atyre që dërgonin kërcënimet është identifikuar. Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe e imja është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, shkroi ajo.

Ndryshe, Trajkoviq, është emëruar si këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Rashiq.

“Me të drejtë e kam emëruar sepse ka përvojë dhe njohuri të thellë, dhe jam i sigurt se prej saj mund të mësojë shumë. Trajkoviç do të kontribuojë mjaft shumë për këtë dikaster”, ka thënë ai.

Nenad Rashiq është emëruar ministër për komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Kjo pas dorëheqjes së ish-ministrit, Goran Rakiq. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika