Trajnerë që ikën, objektivat që qëndrojnë

Edhe një trajner kosovar u shkarkua anipse ishte në pozitën e parë në tabele.

Njohësit e futbollit kanë reaguar me gjuhë të ashpër, duke i quajtur jo-profesional Pozita e parë në tabele në futbollin e Kosovës nuk është se po ofron garanci për trajnerët. Ky fenomen u përsërit edhe një here sot.

Klubi i Prishtinës ka njoftuar për përmbylljen e marrëveshjes me trajnerin Arsim Thaqi, që sipas klubit ishte e dyanshme. Sipas analistit, Visar Zogiani, kjo po ndodh për shumë arsye.

Ai për Radio Dukagjini u shpreh se një pjesë e kryesive vendosin sipas tekeve personale.

“Derisa klubet janë brenda këtyre objektivave, janë në krye të tabelës, kanë për qëllim shpalljen kampion apo ngritjen në një ligë më lart, nuk e di se ku mund t’i gjejnë dështimet e trajnerëve, përveçse në faktin se trajnerët nuk u binden dëshirave që kanë kryesitë”, tha Zogiani.

Ndërsa analisti, Muhamet Dragusha thotë për Radio Dukagjini se kjo vjen si pasojë e mungesës profesionale brenda kryesisë.

“Si arsye, mendoj që nuk është shumë profesionale vendimmarrja e kryesisë, pasi vetë ata nuk janë profesionistë. Të ishin profesionistë në këtë fushë dhe të merrnin vendime profesionale, do të kishte shumë rëndësi. Mendoj që nuk janë profesionalë dhe se bordi, si bord, nuk është profesional,” tha Dragusha.

Kujtojmë që më parë, rastet të tilla kanë ndodhur edhe me trajnerët, Granit Begolli, Granit Dërvisholli, Leotrim Krasniqi, Megzon Visoka e Shpëtim Duro.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika