Trajneri i Argjentinës: Është nder ta stërvitësh Messin

Ilustrim





Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni u përlot pasi Lionel Messi frymëzoi skuadrën argjentinase në finalen e Kupës së Botës me një fitore 3-0 ndaj Kroacisë.

Scaloni ka thënë se është një nder ta stërvitësh Lionel Messin.

Ndryshe, Messi ka shënuar një penallti dhe ka ngritur Julian Alvarez në stadiumin Lusail Iconic të martën mbrëma për të vendosur skuadrën në finale.

Ndërkaq, tashmë Argjentina do të përballet me Francën ose Marokun të dielën e 18 dhjetorit.

Scaloni, ndër të tjera, ka thënë se paraqitjet shtatë herë të fituesit të Topit të Artë po e çojnë përpara gjithë kombin.

“Jam i nderuar ta stërvit dhe ta shoh duke luajtur”, ka thënë trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Gjersa, ka theksuar se Messi është motivues për të tjerët.

“Sa herë që e shihni atë duke luajtur, është një burim i madh motivimi për bashkëlojtarët e tij, tifozët dhe gjithë botën”, u shpreh ai, shkruan Skysport.

Lidhur me këtë paraqitje, Messi ka thënë se humbja e Argjentinës në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite i ka bërë ata më të fortë .

“Unë po e shijoj shumë këtë. Ndihem shumë mirë, ndihem mjaft i fortë për të përballuar çdo ndeshje. Ndeshja e mëparshme ishte një sakrificë e madhe”, ka thënë Messi.

Ndryshe, Argjentina ka fituar ndeshjen e gjysmëfinales, ku u përball me Kroacinë, duke arritur rezultatin 3-0 me një gol nga Messi, një asistim nga Messi që shënoi Alvarez dhe një gol tjetër që gjithashtu e realizoi Alvarez.

 





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika