Trajneri i PSG-së thotë se Messi është lojtari më i mirë në botë

Shtypi argjentinas tashmë po pyet veten sesi Mbappe do t'i pranojë komentet e bëra nga trajneri i PSG-së

Lionel Messi, për PSG-në kundër Anger

Paris Saint-Germain (PSG), ka mposhtur Angers me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të Lionel Messit për klubin pasi fitoi Kupën e Botës Katar 2022 me Argjentinën kundër Francës së shokut të skuadrës Kylian Mbappe.

Christophe Galtier, trajneri i PSG -së, nuk ka hezituar të flasë për Messin pas ndeshjes së tij të parë që nga fitorja e Kupës së Botës.

“Sot pamë sërish lojtarin më të mirë në botë”, ka thënë Galtier, pas ndeshjes për Prime Video Sport.

Sipas tij, është e qartë se kur ai është me PSG-në, i ndryshon shumë gjërat në fushë.

Në mbrëmje, Messi shënoi njërin dhe asistoi tjetrin nga gjithsej dy golat e PSG-së.

Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi gjatë ndeshjes kundër ekipit Anger

Galtier falënderon turmën e PSG-së për mirëpritjen e Messit pas fitores së Francës në Kupën e Botës

Trajneri francez, Galtier dëshironte të falënderonte tifozët parisien për mirëpritjen e Messit.

“Urime tifozëve tanë që e mirëpritën dhe na brohorisnin gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Galtier. “Më besoni, kjo i ngroh zemrën. E shoh Messin shumë të lumtur tani, pasi fitoi titullin e vetëm që i mungonte”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika