Trajnimet ushtarake në Shqipëri më 1991 u bënë me kërkesë të LDK-së

Trajnimet e grupi të Sali Çekut kanë zgjatur vetëm një muaj në Shqipëri, pasi ndërkombëtarët kishin bërë presion për ndalimin e tyre, ka thënë gazetari Mero Baze

Gazetari, shkrimtari dhe publicisti, Mero Baze

Gazetari dhe njohësi i politikës në Kosovë dhe Shqipëri, Mero Baze, ka thënë se grupi i vetëm që në mënyrë zyrtare në Shqipëri ka mbajtur stërvitje ushtarake ka qenë ai i Sali Çekut.

“Qeveria shqiptare e ka pasur vetëm një marrëveshje formale me Kosovën, të cilën nuk e kishte presidenti por, vetëm Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, pasi që atë(marrëveshjen) nuk kanë dashur që ta implikojnë në nivele të larta shtetërore”.

Sipas tij, kjo marrëveshje ishte bërë me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), në vitin 1991, në kohën kur Shqipëria kishte një qeveri të përbashkët në mes demokratëve dhe socialistëve e cila ishte drejtuar nga Ylli Bufi dhe zëvendëskryeministri, Gramos Pashko, ndërsa President ishte Ramiz Alia.

“Formalisht është një marrëveshje në mes të Shkollës së bashkuar të oficerëve dhe një grupi prej 60 djemsh nga Kosova, të cilët kishin komandant, drejtues të grupit, Sali Çekun. Ekziston lista”, ka thënë ai.

Më tej Baze ka theksuar se për shkak të ndërkombëtarëve është mbajtur vetëm një muaj dhe janë ndërpre trajnimet ushtarake të grupit të Sali Çekut.

“Paralel me këto ishin Grupet e Adem Jasharit edhe Zahir Pajazitit”, duke shtuar se këta nuk kanë pasur nevojë që të stërviten më shumë, kanë qenë për furnizim me armë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika