Trajtimi i gazetarëve në veri, Zeneli: Një urrejtje etnike, po sulmohen vetëm mediat në gjuhën shqipe

Profesori i Gazetarisë, Alban Zeneli, ftuar në “Rreth e rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se një urrejtje etnike duket në pah ndaj gazetarëve shqiptarë. Zeneli tutje është shprehur se e rrugës do të ishte që gazetarët të pajiseshin me mjete mbrojtëse si dhe të kishin një njohës të gjuhës serbe me vete

Profesori në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Alban Zeneli
Profesori në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Alban Zeneli

Profesori në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Alban Zeneli, ka thënë se trajtimi i gazetarëve gjatë raportimit të situatave në veri të vendit paraqet një urrejtje etnike.

I ftuar në “Rreth e rrotull” të RTV Dukagjini, Zeneli ka thënë se kjo ndodh nga fakti se janë shqiptarë.

“Ajo çka kemi parë nga e premtja e deri sot, ose në fakt dhunën që e kemi pa ndaj mediave shqiptare dhe gazetarëve, sikurse në dëmtimin e pronës së mediumeve sikurse në fyerjet që iu janë bërë kolegëve tanë në veri të Kosovës, mund të vijmë deri tek një konkludim që kjo në fakt është një urrejtje etnike, sepse sulmohen vetëm mediat në gjuhën shqipe dhe sulmohen vetëm gazetarët shqiptarë”, ka thënë Zeneli.

Tutje, ky i fundit ka theksuar se një problem të kësaj natyre nuk e kanë gazetarët serbë.

Profesori Zeneli ka thënë se shqetësuese mbetet edhe pjesa e sigurisë së gazetarëve dhe të kameramanëve. Në rast se KFOR-i dhe Policia e Kosovës nuk mund të ofrojnë një gjë të tillë, ata duhet ta thonë këtë.

“Ne nuk mund të presim që forcat e sigurisë të merren ekskluzivisht me sigurinë e gazetarëve, por jam shumë i sigurt që gazetarëve i duhet ofruar siguri atje, qoftë nga Policia e Kosovës apo nga ana e KFOR-it”, ka treguar Zeneli, gjersa ka theksuar se në të kundërt, të dyja organizatat duhet treguar se nuk mund të garantojnë një të tillë.

Sipas Zenelajt, e rrugës do të ishte që gazetarët të pajiseshin me mjete mbrojtëse si dhe të kishin një njohës të gjuhës me vete.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në vend, përfshirë edhe të RTV Dukagjini, janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika