“Transporti 2” operacion i Policisë së Kosovës  për luftimin e kontrabandës

Tregtia e ndaluar dhe kontrabanda janë shkak i një aksioni të gjerë mes Policisë së Kosovës dhe Doganës se Kosovës me urdhër nga prokuroria, në dy komuna, Mitrovicë të Veriut dhe Shtërpcë.

Ku ky aksion i Policisë dhe Doganës, rezultojë me arrestimin e 11 personave dhe konfiskimin e tri automjeteve.

Të premten tetë prillit, është realizuar plani operativ, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione, tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri, dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Gjatë aksionit Trasporti 2

Në katër lokacione dhe në automjetet e ndaluara është gjetur një sasi e konsiderueshme  e mallit komercial, siç janë gjëra ushqimore, pije alkoolike, dhe duhan, i terë malli ishte pa dokumentacion përkatës, sipas Policisë së Kosovës.

Pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe janë vënë në pranga 11 presona kosovar të gjinisë mashkullore nën dyshimin se merreshin me tregti të ndaluar dhe janë sekuestruar tri automjete.

Policia e Kosovës është edhe mbetet e përkushtuar për parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika