Trazira në Suedi për djegien e Kuranit

Djegia e Kuanit në Suedi, ka prodhuar trazira e protesta të dhunshmme në atë shtet. Mediat në shtetin suedez, kanë raportuar se të paktën tre persona janë lënduar në një protestë e cila kishte eskaluar në dhunë.

Fotot: BBC. Trazira në Norrköping

Mediat lokale në Suedi kanë raportuar se të dielën tre persona janë plagosur në qytetin lindor të Norrköping, pas disa të shtënave paralajmëruese të policisë drejtuar protestuesve, raporton BBC.

Disa automjeteve iu është vënë zjarri, si pasojë e kësaj janë arrestuar të paktën 17 persona.

Të shtunën disa vetura duke e përfshirë edhe një autobus janë djegur në qytetin jugor të Malmos gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë.

Më herët, qeveritë e Iranit dhe Irakut, i kishin thirrur të dërguarit suedez për t’i shfaqur pakënaqësitë për djegien e Kuranit.

Ekstremisti danezo-suedez, Rasmus Paludan, i cili drejton lëvizjen Stram Kurs, ose Hard Line, ka thënë se ishte ai që e kishte djegur tekstin më të shenjtë të Islamit, dhe se do ta përsëriste prapë aktin.

Foto: BBC. Protestë në Malmo

Gjatë trazirave të së enjtes, të premtes, dhe të së shtunës, të paktën 16 oficerë policie janë raportuar se janë plagosur, ndërsa disa automjete policie janë shkatërruar.  Vendet në të cilat ishin planifikuar ngjarjet nga grupi i ekstremit të djathtë, përfshinin, periferinë e Stkokholmit dhe qytetet e Linköping dhe Norrköping.

Paludan, kishte kërcënuar se të dielën do të mbante një tjetër tubim në qytetin e Norrköping-ut, kështu duke i nxitur “kundër-protestuesit”, të mblidheshin atje, ka raportuar Deutsche Welle.

Policia lokale, në një deklaratë të tyre kanë thënë se, ata kanë shtënë për t’i paralajmëruar protestuesit, pasi janë sulmuar. Si pasojë tre persona ishin goditur aksidentalisht nga devijimi i plumbave.

Foto: Reuters

Përmes një deklarate Shefi i Policisë Kombëtare të Suedisë, Anders Thornberg, të shtunën ka thënë se, demonstruesit kishin treguar indiferencë ndaj jetës së policëve, duke shtuar se: “Ne kemi parë trazira të dhunshme edhe më parë. Por, kjo është diçka tjetër”.

Protestat kundër planeve të Stram Kurs, për ta djegur Kuranin, ishin kthyer në të dhunshme edhe më parë në Suedi. Në vitin 2020, protestuesit i kishin vënë zjarrin makinave, dhe shumë dyqane ishin dëmtuar si pasojë e përleshjeve në Malmö.

Paludan, i cili ishte burgosur për një muaj në vitin 2020, për vepra penale duke përfshirë racizmin në Danimarkë, po ashtu ka tentuar të planifikojë djegie të Kuranit, në vende të tjera evropiane, duke përfshirë Francën dhe Belgjikën.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika