Tre palestinezë të vrarë dhe nëntë të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën tre palestinezë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit, në shkeljen më të fundit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, sipas burimeve mjekësore.

Zonat e goditura nga bastisjet izraelite gjatë natës deri të dielën përfshijnë Rafahun dhe Khan Younisin në jug të Gazës, lagjen Zeitoun në juglindje të qytetit të Gazës, si dhe disa lagje të tjera në të gjithë enklavën e rrethuar, ndërsa lufta izraelite vazhdon pa ndërprerje, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.

Në një nga sulmet, një dron izraelit vrau një burrë palestinez që po transportohej drejt spitalit në Khan Younis, bënë të ditur burime mjekësore për Al Jazeera.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se dy burra u vranë nga zjarri i ushtrisë izraelite në lindje të lagjes Zeitoun.

Sipas Wafa-s, avionët izraelitë bombarduan disa zona në lindje të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore, si dhe zona në Jabalia dhe Beit Lahia në veri të Gazës.

Ndërkohë, anijet luftarake izraelite bombarduan zonat bregdetare veriore të enklavës.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi të shtunën se forcat e saj kishin vrarë tre palestinezë në lagje të Gazës jugore dhe veriore, duke pretenduar se ata përbënin kërcënim për trupat izraelite, ndërsa për njërin u tha se kishte vjedhur pajisje ushtarake.

Sipas shifrave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të publikuara të dielën, më shumë se 71,412 palestinezë janë vrarë dhe 171,314 janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite gjatë më shumë se dy viteve të fundit.

Ministria shtoi se 442 persona janë vrarë dhe 1,236 janë plagosur që nga 11 tetori, data kur hyri në fuqi armëpushimi në Gaza.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika