Tre persona dyshohet se për t’u futur brenda një depoje lidhën me forcë një roje

Fotoilustrim

Një burrë ka raportuar në polici se një objekt ka qenë cak i një tentim vjedhjeje në fshatin Mazgit të Komunës së Obiliqit.

Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas raportit policor, viktima, roje në një depo ka raportuar se tre persona të dyshuar të panjohur e kanë lidhur të njëjtin e më pas janë futur me forcë brenda.

Ende nuk dihet nëse është vjedhur diçka dhe rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Viktima mashkull kosovar roje në një depo, ka raportuar se tre meshkuj të dyshuar të panjohur pasi e kanë lidhur viktimën, me forcë janë futur në depon të cilën ishte duke e ruajtur ai , por nuk  dihet nëse është vjedhur diçka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika