Tre të plagosur nga të shtënat jashtë gjykatës ku po gjykohet vrasësi i boksierit Nimani

Mediat gjermane po raportojnë për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani të mërkurën, ku u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024. 

Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit. 

Të shtënat nisën rreth orës 13:30 me kohë lokale, pas përfundimit të seancës të së mërkurën. Raportohet se tre plumba u shkrepën  150 metra larg gjykatës. 

Gazeta gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan, njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të rëndë. Ndërkohë gazeta “Neue Westfalische” raporton për të paktën tre të plagosur.

Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është në arrati. 

Seanca e të mërkurës nisi në ora 9:00. Hyseyin Akkurt po akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. 

Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Dawoud Kirit (33) e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes. 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika