Tre të vdekur nga sulmet e reja ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonet e Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e së paku tre personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve, sipas zyrtarëve ushtarakë dhe rajonalë të Ukrainës. Mbrojtja ajrore ukrainase ka arritur të rrëzojë 23 nga 31 dronët e përdorura nga Rusia në sulmet në rajonet Odesa, Mikolai, Poltava, Dnipropetrovsk dhe Harkiv

Ushtarët ukrainas të Brigdës së Tretë të Hekurt të Tankeve të Veçanta marrin pjesë në një stërvitje në zonën e Kharkiv, Ukrainë, të enjten, 23 shkurt 2023. Foto AP.

Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonet e Ukrainës mëngjesin e së premtes, duke i vrarë së paku tre njerëz dhe duke i plagosur tetë të tjerë, njoftuan zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë të Ukrainës.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi 23 nga 31 dronët me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Mikolai, Poltava, Dnipropetrovsk dhe Harkiv, tha ushtria ukrainase.

Në Odesa, tre njerëz u vranë nga copëzat e një droni rus që kishin rënë mbi një ndërtesë në zonën bregdetare, ka thënë ushtria.

Në Dnipro, një dron e goditi një ndërtesë të lartë, dhe si pasojë u lënduan tetë njerëz, tha guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, në Telegram, raporton REL.

Më 21 shkurt, tre civilë u vranë nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës.

Të shtunën më 24 shkurt bëhen dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse.

Në një intervistë për televizionin konservator Fox News më 22 shkurt, Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

“Nëse ata [Kongres] duan të jenë shumë pragmatikë, çmimi që ne po e kërkojmë tani… është më i vogël sesa ai që do të jetë në të ardhmen nëse [Rusia] do të futet në vendet e NATO-s”, ka thënë Zelensky.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika