Trendafilova anulon vizitën në Gjilan, organizon aktivitetin online

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Trendafilova ka bërë të ditur se aktiviteti i saj në Kosovë, përkatësisht në Gjilan nuk do të organizohet me prezencë fizike por në formën online për shkak të protestave të paralajmëruara ditëve të fundit

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë, Ekaterina Trendafilova





Gjykata Speciale ka bërë të ditur se pas situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë (DhSK), Ekaterina Trendafilova ka vendosur që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.

Kryetare Trendafilova ka deklaruar se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”.

Ajo ka theksuar se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit.

Sipas Trendafiloves, “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”.

Prandaj, në interes të sigurisë publike, është marrë vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit.

Për këtë vizitë të hënën e 19 shtatorit, kryetari i Partisë SocialDemokrate(PSD), Dardan Molliqaj ka konfirmuar edhe një herë protestën që do të mbahet të mërkurën me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë.

Sipas tij, Gjykata Speciale ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe njëherësh edhe të drejtat e njeriut.

Molliqaj proteston të mërkurën: Gjykata Speciale është e padrejtë





Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika