Trepça po hesht, nuk tregon kush i menaxhon minierat në Leposaviq

Tash e 10 ditë Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça” nuk ka qenë i gatshëm të tregojë nëse e menaxhojnë edhe pjesën e minierave dhe Flotacionit në Kopaonik – Leposaviq. Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin e vitit 2023 për ndërmarrjen Trepça, minierën në Leposaviq e përmend 13 herë. Në secilin paragraf në një formë konstatohet se ndërmarrja Trepça nuk e ka në dorë dhe e nuk e menaxhon fare pronën e saj në Leposaviq

Nga data 20 shtator, në adresën e Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes ‘Trepça’, po pret përgjigje pyetja se kush i menaxhon minierat e Leposaviq.

Por tash e 10 ditë nuk po japin përgjigje për televizionin. Informacionet që po hezitojnë t’i konfirmojnë ose t’i mohojnë, nuk po heziton t’i konstatojë Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e auditimit për vitin 2023 për ndërmarrjen Trepça, miniera në Leposaviq përmendet 13 herë.

ZKA thotë se Bordi Mbikëqyrës i Trepçës nuk ka arritur t’i ushtrojë kompetencat në minierat me flotacion Kopaonik-Leposaviq, sepse kjo pjesë ka operuar si e ndarë në të gjitha aspektet.

Zbrazëti sipas ZKA-së ka edhe në raportin e menaxhmentit që nuk është në përputhje me pasqyrat financiare, sepse mungojnë të dhënat për minierat në Leposaviq.

Raporti i Auditimit – Trepça SH.A 2023- “… 107 parcela të njësisë biznesore Miniera në Kopaonik – Leposaviq të cilat sipas regjistrave kadastrale ishin pronë e njësisë nuk ishin të regjistruara në regjistrin e pasurisë….”

Në pasqyrat financiare të ndërmarrjes Trepça mungojnë edhe 668 parcela me 309 hektar tokë të cilat janë në pronësi të Flotacionit në Leposaviq, e cila tërësisht është pronë e Trepçës.

Tutje raporti konstaton se rreth 110 punëtorë, njësia biznesore në Leposaviq nuk i ka deklaruar në ATK, ndërsa vërejtje tjetër është fakti se që nga viti 2007 ata nuk i kanë ndryshuar rregulloret. Por mungesa e kontrollit nuk përfundon me kaq.

ZKA, Raporti i Auditimit – Trepça SH.A 2023 thuhet se “Ne kemi identifikuar bobësitë në vijim në procesin e funksionimit të ndërmarrjes.

Trepça Sh. A. ka num identifikues 8112747, dhe operacionet e saj i zhvillon me këtë numër fiscal, ndërkaq njësitë bisnesore Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviç, funksionojnë sipas emërtimit të vjetër Trepça – Ndërmarrja në Administrim të AKP-së N. SH me numër identifikues 810356932?…”

TV Dukagjini para 10 ditësh kishte kërkuar përgjigje edhe nga drejtori i minierave në Leposaviq, Dejan Kirstiq. I njëjti përmes telefonit kishte kërkuar që pyetjet të drejtohen me shkrim, por tash e gati dy javë as nuk është përgjigjur e as nuk ka treguar vullnet që të flasë para kamerës.

Vetë ndërmarrja Trepça në Planin e Biznesit për vitin 2024 e pranon se nuk e kanë në dorë pronën e saj.

Edhe për vitin 2023 edhe 2024 thuhet se në planin e biznesit përjashtohet Miniera me Flotacionin në Kopaonik – Leposaviq, për shkak të mungesës së të dhënave.

https://zka-rks.org/cms/ReportFiles/2024_cf24ca73-addf-4239-8a65-219019878eb5.pdf – ZKA

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika