Tri lokale në Shtime ndëshkohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Tri lokale në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime janë ndëshkuar me nga 500 euro gjobë nga Policia për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 02:15, stacioni policor në Shtime ka pranuar ankesa nga banorët e qytetit lidhur me zhurmën e shkaktuar nga muzika me zë të lartë, e cila vinte nga hapësirat e disa lokaleve, njofton Dukagjini.

“Patrullat policore kanë reaguar menjëherë ndaj ankesave të qytetarëve dhe në bazë të autorizimeve ligjore, ndaj tre pronarëve të lokaleve janë ndërmarrë masa ligjore për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në këtë rast janë shqiptuar tre (3) gjoba kundërvajtëse, secila në vlerë prej 500 euro, sipas Ligjit 03/L-142”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se pronarët e këtyre lokaleve, në të cilat zhvillohej aktivitet i lojërave kompjuterike, janë obliguar që të mbyllin lokalet, ndërsa lënda do t’i përcillet inspektoratit të komunës së Shtimes për procedura të mëtejshme sipas kompetencave ligjore.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika