Tri raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin 24-orësh të Policia e Kosovës, duke përfshirë incidente në Podujevë, Gjakovë dhe Malishevë.
Në Podujevë, më 27 mars rreth orës 14:00, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Një tjetër rast është raportuar në Gjakovë, më 27 mars rreth orës 01:00, ku një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht prindin e tij.
Sipas të dhënave zyrtare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Malishevë është raportuar një rast i dhunës psikike, ku një femër kosovare dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës nga familjarët e saj. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dhunës në familje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për parandalimin dhe trajtimin e këtyre rasteve.