Tri vjet nga nisja e gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së, hapet ekspozitë në Prishtinë

Artistë kosovarë të shtunën në Prishtinë hapën ekspozitën “Artistët në hap me luftëtarët” në shenjë përkujtimi me datën kur nisi gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Artistët thonë se janë të revoltuar me akuzat që rëndojnë mbi ta, derisa presin lirimin e tyre.

Gati gjashtë vite në paraburgim e tre vite në proces gjyqësor.

Me katërshën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë nga Dhomat e Specializuara, të shtunën u solidarizuan artistë kosovarë.

Këta të fundit organizuan ekspozitën “Artistët në hap me luftëtarët”, pikërisht në ditën kur po shënohet tre vjetori i nisjes së gjykimit në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Veton Gusia, kryetari i Shoqatës “Artistët për Artistët” foli më shumë për këtë organizim.

“Në këtë rast jemi mbledhë me shpreh një pakënaqësi lidhur me gjykimin e ushtarëve tonë dhe në të njëjtën kohë pa na duket po i gjykojnë edhe viktimat e luftës, edhe refugjatët edhe krejt vuajtjet tona, kështu që ne jemi mbledhë si artistë me tema të ndryshme të lira për me shpreh pakënaqësinë tonë në lidhje me gjykimin e ushtarëve tonë në Hagë”, ka thënë Gusia.

Revoltën për gjykimin në Hagë e shprehu edhe Musë Prelvukaj.

“Është një ekspozitë tematikë, është ekspozitë e revoltës sepse sot është përvjetori i gjykimit të padrejtë të kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë dua të them se po gjykohen edhe të rënët edhe të plagosurit edhe heronjtë e gjallë, njerëzit aktiv në politikën shqiptare që ishin pjesëmarrës në luftën clirimtare të Kosovës”, ka thënë Prelvukaj.

Falenderues ndaj artistëve qe Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër”.

“Desha vetëm dy fjalë falenderimi sepse artistët kanë qenë pararoja e ruajtjes së vlerave tona edhe kjo ekspozitë simbolike është po i njejti mesazh që qytetaria merr peshën në mesin e artistëve”, ka thënë Tasholli.

Gjykimi për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka përfunduar në fund të shkurtit, derisa palët janë pritje të vendimit nga trupi gjykues.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika