Trim Tërnava emërohet kryeshef i KOSTT-it

Bordi i Drejtorëve i Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike, KOSTT ka emëruar Trim Tërnavën në pozitën e kryeshefit rkzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike.

Sipas njoftimit Tërnava do ta nisë ushtrimin e detyrës më 16 shkurt 2026.

“Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve i KOSTT Sh.A., në mbledhjen e mbajtur më 19 janar 2026, njëzëri ka emëruar z. Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT Sh.A. i cili do të filloj këtë detyrë nga data 16 shkurt 2026.

Z. Trim Tërnava ka përfunduar studimet master në Ekonomi të Energjisë në Rice University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa studimet themelore i ka përfunduar në Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Prishtinës.
Z. Trim Tërnava ka përgatitje të avancuar akademike dhe profesionale në sektorin e energjisë, me fokus në ekonominë e energjisë, zhvillimin e tregut të energjisë, tranzicionin energjetik dhe proceset e integrimit rajonal dhe evropian. Ai ka një dekadë përvojë profesionale dhe udhëheqëse në sektorin e energjisë dhe synon forcimin e rolit të KOSTT në arritjen dhe avancimin e objektivave strategjike të shoqërisë, duke theksuar operimin e sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika