Trump bëhet presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore, duke u bërë kështu ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë së tij, duke u bërë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për një vepër penale.

Pas dy ditë diskutimesh, juria prej 12 anëtarësh e shpalli Trumpin fajtor për të gjitha 34 akuzat.

Falsifikimi i regjistrave kishte për qëllim ndikimin jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 përmes pagesave për heshtjen e aktores së pornografisë, Stormy Daniels, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006.

Falsifikimi i regjistrave biznesore mund të dënohet deri me katër vjet burgim, por ende nuk është e qartë nëse prokurorët do të kërkojnë burgim për Trumpin dhe çfarë do të vendosë gjykatësi në këtë rast.

Ky dënim, madje edhe një dënim i mundshëm me burg, nuk do ta pengojë Trumpin të vazhdojë garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Gjykimi ndaj tij nisi në prill dhe gjykatësi Juan Merchan ka caktuar datën 11 korrik për shpalljen e dënimit.

Trump pritet të nominohet formalisht si kandidat për president nga Partia Republikane në korrik, pak ditë pas shpalljes së dënimit.

Ai ka qëndruar i palëkundur para vendimit të jurisë, duke pretenduar se është “njeri i ndershëm” dhe se “aktgjykimi i vërtetë do të jepet nga populli më 5 nëntor”, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale.

Ekipi i tij ligjor pritet të apelojë vendimin.

Trump shpallet fajtor për 34 akuza, vendimin e jurisë e quan “turp”

Shija e redaktorit

Ekskluzive – Ermal Panduri paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja

Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka paralajmëruar sonte një mbrëmje me zbulime tronditëse. Në një postim në rrjetin e tij social, ai...

Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në...

Kosova iu  bashkua sot kremtimit të shtatëdhjetë e pesëvjetorit të Deklaratës së Schuman, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për...

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Të fundit nga rubrika