Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të krijojë pasiguri edhe për disa shtete të Perëndimit, por edhe për Rusinë e Kinën.
Kështu ka deklaruar eksperti i gjeopolitikës dhe ekonomisë që punon dhe vepron në Londër, Emanuel Bajra, teksa ka folur për vatrat e krizës anembanë botës dhe për shtetet si, Rusia, Kina e Irani, që mund të eskalojnë situatën në regjionet e tyre.
“Një diçka interesante që po ndodh është edhe potenciali i sulmeve terroriste brenda Evropës nga grupet nga sektet e ndryshme të religjioneve apo të ideologjive radikale. Sepse këto i manipulon dhe i përçon edhe Rusia, është investim edhe i Kinës. Në ndërkohë, Rusia ushqehet ekonomish nga Kina. Po të mos kishte zgjedhje këtë fundit vit, gjasat kanë qenë të diçka të ndizet në lindjen e mesme ose në Ballkan. Por, për shkak se entitetet si Kina e Rusia po presin se çfarë zhvillime do të ketë në nëntor të kij viti në SHBA dhe të atëherë hapat e tjerë do të shihen në muajt në vazhdim të viti tjetër.
Gjasat janë që rizgjedhja e Trumpit president, atëherë gjasat që të kemi një kaos të madh brenda vetë perëndimit. Për shkak se përçarja është shumë e madhe. Për shkak se shumica e aleatëve në NATO dhe AUKUS nuk e duan Trumpin president”, ka thënë Bajra në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.
“Ndërkohë, gjasat janë që e preferojnë për një kohë të përkohshme Rusia e Kina. Por edhe për to rizgjedhja e Trump president është një pasiguri e madhe sepse Trumpi është i papaparashikueshëm. Nëse kemi një administratë të dytë të Biden, Kina do të jetë shumë më konfidente karshi për t’ju vërsulur Tajvanit. Ka gjasa që mund të këtë pazar të llojit abstrakt, që unë i quaj, mund të tolerohet një vërsulje e Kinës në Tajvan, përderisa Rusia tërhiqet nga Ukraina. Këtë mund ta bëjnë vetëm Kina dhe SHBA, nëse Biden ka ndonjë një influencë në Xi JinPing, gjatë mund të ndodhë ose mund të ndodhë edhe me Trumpin pasi ai njihet si njeri i transaksioneve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shtuar Bajra.
Bajra ka theksuar se vatrat e krizës më të ndjeshme janë në Lindjen e Mesme dhe në Azi, duke shtuar se në Ballkan, respektivisht, në Kosovë është një siguri, pasi ka prezencë të NATO-s.
“Në aspektin e vatrave, janë të shumta llojshmëri. Më delikatet janë e Lindjes së Mesme dhe vatra e largët e Azisë, kurse në Ballkan, në Kosovë me prezencën e trupave të NATO- është një siguri… nuk e mendoj që veriu mund të jetë diçka potenciale vetëm nëse Vuçiq mendon ta heqë qafe çështjen e men dhe t’i dërgojë disa trupa, strategjia e jonë mund të tjetër t’i lejojmë ato trupa të fund disa metra brenda kufiri, por përgjigje do të jetë shumë e vështirë për Serbinë”, ka thënë ndër të tjera Bajra.