Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke e konfirmuar lajmin përmes një postimi në platformën Truth Social.
Trump e cilësoi situatën si “mundësinë e vetme më të madhe për popullin iranian që ta marrë mbrapsht vendin e tij”.
Ai gjithashtu deklaroi se brenda Iranit ka struktura që nuk duan më të vazhdojnë përballjen ushtarake dhe po kërkojnë imunitet.
“Po dëgjojmë se shumë nga IRGC (Garda Revolucionare), ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë dhe policisë nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne”, ka shkruar Trump.

Reuters: Lideri i Iranit ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur