Trump kritikon aleatët e NATO-s: Ne nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër aleatët e NATO, duke thënë se shumica e tyre nuk duan të përfshihen në operacionet ushtarake amerikane kundër Irani.

Në një postim të gjatë në platformën e tij, Truth Social, Trump deklaroi se nuk është i habitur nga qëndrimi i aleatëve dhe se NATO ka qenë gjithmonë “një rrugë njëkahëshe”.

“Për shkak të suksesit tonë ushtarak, ne nuk kemi më nevojë, as dëshirojmë ndihmën e vendeve të NATO-s — NUK KAMË KURRË NEVOJË! Po ashtu, Japonia, Australia apo Koreja e Jugut. Në fakt, duke folur si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm në botë, NE NUK KEMI NEVOJË PËR ASNJËNDI!”

Deklarata vjen pas kërkesës së Trump për ndihmën e aleatëve të NATO-s për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe tregtare për eksportin e naftës, të cilën ai nuk e përmend drejtpërdrejt në postim, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Më parë gjatë fundjavës, Trump kishte kërcënuar aleatët e NATO-s për të siguruar mbështetje në këtë çështje, por përpjekja dështoi.

Në një deklaratë të gjatë në Zyrën Ovale, ai përsëriti zhgënjimin e tij me aleatët, duke thënë se ata po bëjnë “një gabim të budallallëkut” duke refuzuar të ndihmojnë SHBA-në në sigurimin e Ngushticës të Hormuzit.

Trump ka përmendur veçanërisht presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Për kryeministrin britanik, Trump tha se “nuk është Winston Churchill”, një linjë që e ka përdorur shpesh javët e fundit.

Analistët vënë në dukje se kritikat e vazhdueshme ndaj aleatëve mund të rezultojnë kontraproduktive dhe të largojnë mbështetjen ndërkombëtare, duke lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli më të izoluar në luftën kundër Iranit.

Deri tani, Trump ka bërë përpjekje të pakta për të krijuar një konsensus ndërkombëtar për konfliktin, ndërsa aleatët kanë bërë të qartë se nuk duan të përfshihen.

Trump përsëriti të martën se SHBA nuk ka nevojë për ndihmën e NATO-s.

“Ne nuk kemi nevojë për ndihmë nga askush”.

Të fundit nga rubrika