Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të takohet të premten me drejtuesit e kompanive amerikane të naftës në Shtëpinë e Bardhë.
Përfaqësues nga Chevron, e vetmja kompani amerikane e naftës aktualisht aktive në Venezuelë, Exxon Mobil dhe ConocoPhillips pritet të marrin pjesë, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
Në takim pritet të marrin pjesë edhe drejtues të tjerë nga kompanitë amerikane të naftës. Ky takim vjen ndërsa Trump ka thënë se Venezuela do t’i kthejë Shteteve të Bashkuara 30 deri në 50 milionë fuçi naftë, pas arrestimit të Nicolas Maduro, gjatë fundjavës.
Nafta do të shitet me vlerën e tregut, me të ardhurat e kontrolluara nga SHBA-të. Mësohet se Shtetet e Bashkuara konsumuan pak më shumë se 20 milionë fuçi naftë në ditë gjatë muajit të kaluar./Euronews