Trump mbledh drejtuesit e gjigantëve amerikanë të naftës në Shtëpinë e Bardhë për çështjen e Venezuelës

Shtëpia e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të takohet të premten me drejtuesit e kompanive amerikane të naftës në Shtëpinë e Bardhë.

Përfaqësues nga Chevron, e vetmja kompani amerikane e naftës aktualisht aktive në Venezuelë, Exxon Mobil dhe ConocoPhillips pritet të marrin pjesë, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe drejtues të tjerë nga kompanitë amerikane të naftës. Ky takim vjen ndërsa Trump ka thënë se Venezuela do t’i kthejë Shteteve të Bashkuara 30 deri në 50 milionë fuçi naftë, pas arrestimit të Nicolas Maduro, gjatë fundjavës.

Nafta do të shitet me vlerën e tregut, me të ardhurat e kontrolluara nga SHBA-të. Mësohet se Shtetet e Bashkuara konsumuan pak më shumë se 20 milionë fuçi naftë në ditë gjatë muajit të kaluar./Euronews

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika