Trump nis turin aziatik, merr pjesë në marrëveshjen e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur udhëtimin e tij diplomatik në Azi, i cili pritet të përfshijë disa takime me liderë të rëndësishëm të rajonit.

Pas një ndalese të shkurtër për furnizim me karburant, gjatë së cilës u takua me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump mbërriti në Malajzi, ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes midis Tajlandës dhe Kamboxhias.

Shtetet e Bashkuara dhe Tajlanda kanë rënë dakord për skicën e një marrëveshjeje tregtare për të zgjeruar aksesin në treg, për të forcuar zinxhirët e furnizimit dhe për të thelluar bashkëpunimin ekonomik, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të dielën, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Sipas kornizës, Tajlanda do të heqë tarifat për 99% të mallrave amerikane, ndërsa SHBA-të do të mbajnë “tarifa reciproke” prej 19% dhe do të japin akses me tarifa zero për produkte të caktuara tajlandeze.

Sipas agjendës zyrtare, Presidenti amerikan do të udhëtojë më pas drejt Japonisë dhe Koresë së Jugut, ku të enjten pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping. Trump ka shprehur gjithashtu dëshirën për të zhvilluar një takim edhe me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë qëndrimit në rajon.

Vizita e presidentit amerikan në Azi shihet si përpjekje për të forcuar ndikimin diplomatik të SHBA-së në rajon dhe për të çuar përpara një sërë marrëveshjesh ekonomike e strategjike me aleatët aziatikë.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika