Trump njofton bisedime me Iranin për “ndalimin total të armiqësive” dhe pezullon sulmet për 5 ditë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se janë zhvilluar bisedime “produktive” me Iranin për një “zgjidhje të plotë dhe totale” të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump ka theksuar se ka urdhëruar pezullimin e çdo sulmi ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesëditore, duke shtuar se masa do të mbahet në varësi të suksesit të bisedimeve.

Ai ka shkruar se bisedimet ishin të thella, të detajuara dhe konstruktive dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, duke theksuar se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje që ndërpreu armiqësitë në rajon.

Irani paralajmëron mbyllje të plotë të Gjirit dhe vendosje minash në rast sulmesh

Të fundit nga rubrika