Trump me plan për të siguruar kalimin e anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë të shoqërojnë anijet e bllokuara në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit, në një operacion të quajtur “Project Freedom”.

Sipas Trump, operacioni do të nisë të hënën në mëngjes dhe paraqitet si një mision humanitar “në emër të SHBA-së, vendeve të Lindjes së Mesme dhe në veçanti të Iranit”.

Ai nuk ka dhënë detaje se si do të zhbllokohen mbi 850 anijet e mbetura të bllokuara në Gjirin Persik dhe nëse kjo do të bëhet me bashkëpunimin e Iranit, i cili më herët ka vendosur kufizime ndaj lundrimit në këtë zonë.

Trump shtoi se SHBA po zhvillon “bisedime shumë pozitive” me Teheranin dhe se ato mund të çojnë në një marrëveshje të rëndësishme.

Megjithatë, ai paralajmëroi se çdo pengesë ndaj këtij procesi humanitar do të përballet me reagim të ashpër.

Ndërkohë, Irani nuk ka reaguar ende zyrtarisht ndaj këtij njoftimi. Ministria e Jashtme iraniane ka konfirmuar më herët se ka marrë një përgjigje nga Uashingtoni për propozimin e saj të paqes dhe po e shqyrton atë.

Propozimi iranian, i ndërmjetësuar nga Pakistan, fokusohet në ndalimin e armiqësive dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa SHBA këmbëngul që çdo marrëveshje duhet të përfshijë edhe kufizime për programin bërthamor iranian.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa rreth 20 mijë detarë raportohet se janë ende të bllokuar në anije në Gjirin Persik.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika